Ambasadori Amerikan në Tiranë Xhozef Limpreht u shpreh sot më lidhje me vizitën e paralajmëruar të kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në Vlorë. Çdo udhëheqës politik shqiptar ka të drejtë ti drejtohet publikisht mbështetësve të tij. Ky është një parim themelor i demokracisë tek i cili ne besojmë shumë. Qytetarët kanë të drejtë të mblidhen në mënyrë paqësore publike dhe udhëheqësit kanë të drejtë të dalin për të folur. Në të njëjtën kohë qeveria ka përgjegjësinë të garantojë sigurinë e udhëheqësve e të publikut në takime të tilla.

Duhet të theksoj gjithashtu se udhëheqësit shqiptarë të të gjitha krahëve të politikës duhet të ushtrojë përgjegjësi në fjalën dhe veprimet e tyre. Publiku shqiptar meriton të degjojë debat të ndeshëm e legjitim në lidhje me çeshtjet që i shqetëson ata. Udhëheqësit politik nuk duhet të përdorin forumet publike për të nxitur dhunën apo për të inkurajuar intolerancën ndaj të tjerëve.

Drejtimi i retorikave të nxehta dhe provokuese kundër udhëheqësve të partive kundërshtare në vend që të shqyrtohet programi i kundërshtarit e të ofrohen alternativa legjitime, është si e rrezikshme ashtu dhe e papërgjegjshme. Një gjë e tillë cënon të minojë stabilitetin e Shqipërisë e cila për komunitetin ndërkombëtar është më e rëndësishme. Kjo është diçka e mbetur nga koha e komunizmit ndaj është koha të ecet drejt diskutimesh më thelbësore politike.

Veprimet e Shqiptarërisë gjatë 12 muajve të kaluar kanë treguar se jeni partner i shkëlqyer i Komunitetit Ndërkombëtar. Suksesi juaj si pjesëmarrës në Paktin e Stabilitetit varet nga menaxhimi i kujdesshëm i burimeve të tryezës ekonomike por gjithashtu varet nga paraqitja e qeverisë suaj dhe nga paraqitja e tryezave të sigurisë dhe demokracisë. Dështimi në secilën prej tyre do ti sillte dëme Shqipërisë. Në fushën e rendit publik kemi ofruar asistencë të qëndrueshme dhe siç ju kujtohet në bisedën me zonjën Ollbrajt ajo e bëri të qartë që përmirësimi i rendit publik që ka ndodhur në Shqipëri është kontribut më i rëndësishëm i Shqipërisë në stabilitetin rajonal ndaj presim të shohim një fushatë zgjedhore paqësore dhe demokratike./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame