Londra e ditës së sotme ishte me mjegull dhe shumë më e qetë se zakonisht, ndërsa Anglia nisi bllokimin e dytë mbarëkombëtar.

Që nga sot njerëzit janë të urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi, për të luftuar kundër rritjes së infektimeve nga Covid-19.

Shkenctarët kanë pralajmëruar që rritja e numrit të rasteve mund të shkaktojë më shumë vdekje, sesa vala e parë që detyroi të bëhej një bllokim tre-mujor.

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh zyrtar të vdekjeve në Evropë nga COVID-19 dhe po lufton me më shumë se 20,000 raste të reja të koronavirusit në ditë.

Bllokimi kombëtar në Angli supozohet të përfundojë me datë 2 Dhjetor, ndërsa pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, kanë politikat e tyre të bllokimit dhe kanë vendosur kufizime edhe më të ashpra shëndetësore që nga muaji i kaluar./tvklan.al