PeshkarexhaKatër peshkatër janë shpëtuar për mrekulli pasi peshkarexha e tyre rrezikoi të mbytej 30 milje larg bregut të Durrësit.

Kapiteni i peshkarexhes “Katherin” me flamur shqiptar ka dhenë sinjalin sos rreth orës 6.10 të mëngjesit.

Shpëtimi i ekuipazhit ëhstë bërë i mundur nga Guardi di Financa dhe Roja Bregdetare.

Ato kanë bërë të mundur evakuimin e ekupazhit dhe marjen e tyre në bord. Shkak për incidenti është berë një avari në anije.

Korespondentja e Tv Klan në Durrës, Enkeleida Arapi thotë se aktualisht po punohet për tërheqjen e anijes drejt bregut.

Edian Gjoni/ tvklan.al