Një anije kozmike e NASA-s do të prekë Diellin për herë të parë. Anija e quajtur “Sonda Parker” do të përshkojë 24 orbitat e yllit para se të futet në pjesën e jashme të atmosferës diellore, të njohur si korona, për të studiuar Diellin sa më afër.

“Sonda Parker” do të fluturojë brenda 6 milionë kilometrave të sipërfaqes së Diellit, 8 herë më afër se çdo anije tjetër kozmike. Ajo do të studiojë sesi nxehtësia dhe energjia lëvizin përmes koronës.  Gjithashtu do të zbulojë  se pse korona e Diellit është shumë më e nxehtë se sipërfaqja e saj.

Anija do të eksplorojë erërat diellore që ndikojnë në Tokë dhe në planetet e tjera. Shkencëtarët thonë se falë kësaj arritjeje do të mund të shpjegojnë se çfarë po ndodh në afërsi të Diellit, duke i dhënë mundësi atyre të parashikojnë me afërsi efektet e motit të hapësirës, që ndikojnë në Tokë.

Fakti i të qenit kaq pranë Diellit do të mund t’i kthejë përgjigje pyetjeve lidhur me fizikën, që janë prej më shumë se gjashtë dekadash.

Klan Plus