Aktori: Tashmë jam zyrtarisht i çmendur

Aktori Anthony Hopkins nuk ka dalë asnjë ditë nga shtëpia që kur nisi pandemia e Covid-19 në Mars të këtij viti.

Pas 6 muajsh në karantinë të plotë 82-vjeçari, fitues i çmimit OSCAR thotë se tashmë është “zyrtarisht i çmendur”.

Batutat i bën teksa flet me statujën e një qeni që e ka quajtur Niblo të cilit i rrëfen se çfarë po kalon nga mbyllja në shtëpi.

“Më ka ikur mendja”, tallet Hopkins në një video të publikuar online dhe që është bërë menjëherë virale.

Për gjatë gjithë saj kohe duket se miku më i mirë ka qenë macja e tij me të cilën e kemi parë shpesh duke luajtur në piano.

Por në 6 muajt e karantinës, përveç klasikes ka provuar edhe modernen.

Pasioni i tij është piktura, por nuk ka lënë mënjanë as video të tilla vallëzimi në Tik Tok që kanë shkaktuar mjaft të qeshura te ndjekësit e tij.

Tv Klan