Anti-trupat nuk garantojnë mbrojtje totale ndaj Covid-19



Anti-trupat nuk garantojnë mbrojtje totale ndaj Covid-19

11:02 27/10/2020

Një studim i ri ka zbuluar se niveli i anti-trupave mbrojtës zbehet mjaft shpejt tek ata persona që janë infektuar me Covid-19.

Sipas zbulimeve të “Imperial College London”, ka një rënie me 26% të numrit të personave ku u gjetën anti-trupa pas infektimit me Covid-19. Në krahasim është marrë periudha midis Qershorit dhe Shtatorit.

Studiuesit thonë se imuniteti mbrojtës tek njerëzit po humbet. Fakti që ata e kanë kaluar një herë Covid-19, nuk do të thotë që nuk janë të rrezikuar të infektohen sërish. Madje disa herë.

Më shumë se 350 mijë persona në Angli morën pjesë në këtë studim. Në raundin e parë të testimit, në fund të muajit Qershor u zbuluan 60 persona në 1 mijë vetë që kishin anti-trupa.

Por brenda një kohe të shkurtër, në fund të Shtatorit, vetëm 44 persona kishin anti-trupa në mesin e 1 mijë vetëve. Kjo tregon një rënie më shumë se ¼.

Rënia më e madhe e numrit ishte tek personat mbi 65 vjeç, krahasuar me grupmoshat më të reja dhe me ata pa simptoma. /tvklan.al





Të ngjashme