“Muza ime” është kënga më e re që ka dalë në treg. Ky bashkëpunim ka bërë bashkë këngëtarët Anxhela Peristerit dhe Mateus Frroku. Ata ishin të ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan ku folën për projektin e tyre më të ri. Këngëtarët treguan se është hera e parë që këndojnë bashkë, edhe pse njihen prej vitesh.

“Është hera e parë që këndojmë bashkë. Muzika merr kohë të madhe dhe është primare për mua. Teatrin e shoh si sfidë”,

tha Mateus.

“Ideja e këngës ka qenë që të jetë muzikë e vërtetë edhe pse me ritëm. Tekstin e këngës e ka bërë Fifi dhe e ka kompozuar Kledi Bahiti”

, tha Anxhela.

/tvklan.al