Kompania amerikane Apple ka njoftuar sot se do të mbyllë përkohësisht të gjitha dyqanet e saj në Kinë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Bazuar në këshillat e ekspertëve të shëndetësisë, do të mbyllim të gjitha dyqanet dhe zyrat në territorin e Kinës deri më 9 Shkurt”, tha kompania në një deklaratë.

Apple ka më shumë se 40 dyqane në të gjithë Kinën dhe shumica e produkteve të saj prodhohen në këtë shtet.

Përveç Apple, shumë kompani të tjera të mëdha amerikane si Starbucks, McDonald’s dhe KFC kanë pezulluar aktivitetin e biznesit në Kinë.

Vendimet drastike janë marrë për shkak të virusit të rrezikshëm që ka shpërthyer në Kinë. Më shumë se 200 njerëz kanë humbur jetën nga ky virus, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale. /tvklan.al