Apple shpërblen adoleshentin që zbuloi defektin e FaceTime – TV KLAN

Apple shpërblen adoleshentin që zbuloi defektin e FaceTime

Një adoleshent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpërblyer nga Apple pasi ka zbuluar një të metë në sistemin e sigurisë në aplikacionin “FaceTime” të Apple.

Kompania amerikane nuk ka saktësuar se çfarë dhurate i ka bërë 14-vjeçarit Grant Thompson, por besohet se ka paguar për shkollën e tij, raporton BBC.

Adoleshenti kishte zbuluar se mund të përgjonte personat që iu shkonte thirrja në FaceTime për bisedë në grup, edhe nëse këta të fundit nuk e kishte pranuar ende telefonatën. Apple e konsideroi serioze këtë element të sigurisë së këtij aplikacioni, saqë çaktivizoi opsionin e bashkëbisedimit në grup mes disa personave në FaceTime.

Ndërkohë që ka filluar një hetim për këtë mosfunksionim dhe ka nisur rregullimin e saj. Mediat amerikane raportojnë se ky problem po diskutohej fillimisht vetëm në rrjetet sociale dhe askush nga kompania nuk po e merrte seriozisht. Ndërsa në Janar, Apple u paralajmërua nga 14-vjeçari Grant dhe mamaja e tij për këtë defekt. Tashmë, gjigandi amerikan i teknologjisë i ka ofruar adoleshentit një shpërblim të kënaqshëm. /tvklan.al

Kategori
Te funditTë gjithaTeknologji
0 Komente

Përgjigju

*

*



Emisione