Apple u ka kërkuar ndjesë klientëve pasi u përball me kritikat se po ngadalëson qëllimisht disa modele të iPhone që i përkasin vitprodhimeve më të vjetra.

Në një reagim zyrtar, kompania thotë se do të zëvendësojë bateritë e këtyre iPhone-ve me çmim më të lirë dhe në vitin 2018 do të nxjerrë një softuer që klientët të mund të monitorojnë gjendjen e baterisë së telefonit. Klientët kishin akuzuar Apple se po i ngadalëson qëllimisht disa iPhone të vjetër që konsumatorët të blejnë të rinj apo të përditësojnë ato ekzistuese.

Vet kompania e pranoi ngadalësimin e disa prej telefonave me bateri të vjetër, por shtoi se ky veprim ishte bërë për të zgjatur jetën e këtyre pajisjeve.

Apple tani do të mundësojë për konsumatorët e saj që kanë në përdorim iPhone të vjetër, të blejnë bateri të re për 29 Dollarë nga 79 Dollarë që kushton normalisht. Kompania theksoi se besimi i klientëve është i rëndësishëm për ta dhe vjen mbi çdo gjë tjetër.

/tvklan.al