Opinion– Fushata elektorale dhe sidomos intensifikimi i saj i sjell gjithnjë edhe më shpesh politikanët para gazetarëve dhe kamerave. Arben Imami ishte një prej politikanëve që është vënë përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan më 8 Qershor 2001.

Në atë fushatë Imami ishte kandidat për deputet të Partisë Demokratike në zonën e Krujës. Gjatë intervistës Imami gjithashtu tregoi arsyen se përse kishte zgjedhur të kandidojë në zonën e Krujës.

“Unë kam kandiduar tre herë në Tiranë në të njëjtën zonë, por në ’97-ën mora një numër votash. Por në një parti të përmasave të PD është e vështirë të konkurrosh në kryeqytet. Në Tiranë jemi njerëz të zakonshëm dhe na njohin edhe vlerat individuale dhe nuk fitoj ndonjë përparësi të madhe. 

Ndërsa në vend tjetër mund të bësh diçka. Kjo është arsyeja e kësaj arratisje, për të cilën mendoj se kam bërë mirë. Kruja nuk ka pasur deri tani një përfaqësim të mirë, të plotë dhe është një shans.

Arsyeja e dytë është se është qytet prestigjioz, është kryeqyteti i vjetër i Shqipërisë. Është nder ta përfaqësosh këtë traditë dhe këtë histori. Është një zonë që do të ketë zhvillim në të ardhmen. Unë kam shkuar në një zonë ku ka balancë politike siç ka dhe Tirana. Nuk dua të bëj parashikuesin, por në atë zonë ka shanse për të fituar”,tha Imami.