Mungon vetëm zyrtarizimi, por Ardjan Ismajli do të jetë një futbollist i Napolit. Gjith֛çka është konfirmuar nga menaxheri, Serxhio Mezi, i cili ka ndërmjetësuar negociatat mes kampionëve të Italisë dhe 27-vjeçarit të kombëtares shqiptare.

“Mund të them se ne kemi punuar për këtë operacion prej disa kohësh. Kishte skuadra të tjera të interesuara, si Xhenoa dhe Sasuolo. Megjithatë, lojtari donte të bënte një hap më tej dhe vendosi për Napolin. Kemi punuar që nga janari. Ka një marrëdhënie të rëndësishme me lojtarin dhe familjen e tij. Ne po punojmë shumë dhe në orët në vijim, ose ditët në vijim. Ne do të mund t’ju tregojmë nëse do të ketë takime të tjera. Për shifrat mund të flasim për këtë në një moment tjetër. Negociatat janë ende duke u zhvilluar për të siguruar që të gjitha palët të jenë të lumtura, nga lojtari te klubi.”, ka pohuar Mezi për mediat italiane.

Një lajm i jashtëzakonshëm për Ismajlin, që pas disa vitesh vendos të largohet nga Empoli. 27-vjeçari është kthyer në një pjesë tepër thelbësore për skuadrën toskane, me të cilët aktivizohet që prej vitit 2021. Mbrojtësi luan në dy pozicionet në fushë, si në qendër ashtu edhe në korsinë e djathtë, teksa me Empolin ka një kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm. Zyrtarizimi pritet të mbërrijë pas kampionatit Europian që luhet në Gjermani, me Ismajlin që pritet të jetë një element thelbëor në kombëtaren shqiptare.

Klan News