I ftuar në emisionin Rudina ka qenë reperi shqiptar Arian Agushi që njihet ndryshe edhe si Gold Ag. Ai ka rrëfyer detaje nga kënga e tij më e re “Sofra e nanës” dhe për faktin që do bëhet baba për herë të parë. Reperi ka treguar edhe arsyen pse ka zgjedhur të quajë veten e vet Gold Ag.

Rudina Magjistari: Pse ke zgjedhur emrin Gold Ag, çfarë tregon?

Gold Ag: Gold, Ari, Arian dhe Ag është Agushi. Më përpara ka qenë ajo idea për të patur një emër anglisht në rep. Të isha në ditët e sotme kisha lënë një emër më shqip. Gjeneratat e vjetra mund ta kenë pak më të vështirë për ta kuptuar, por tani është në rregull jemi mirë.

Rudina Magjistari: Ka qenë trend emri i huaj?

Gold Ag: Sidomos pas luftës janë krijuar grupe dhe repera dhe gjithmonë ka pasur emra anglisht për shkak se repi vjen më shumë prej Amerikës. Ka dhe shumë njerëz që më thërrasin Arian, por ata që më thërrasin në emër janë më të afërt me mua.

Gold Ag ka treguar se ai e ka pasur pasion këngën dhe që i vogël ka imituar këngëtarë të ndryshëm, ndërsa në klasën e 8 ai ka bërë këngën e tij të parë rep. /tvklan.al