Këngëtarja Ariana Grande vazhdon të thyejë rekorde ndërkombëtare. Pas suksesit të arritur në “MTV”, Ariana ka arritur një tjetër rekord. Këtë herë nuk bëhert fjalë për muzikën, por për rrjetet sociale.

27-vjeçarja ka arritur që të grumbullojë 200 milionë ndjekës në Instagram, duke u bërë femra e parë me këtë rekord.

Ariana ka lënë pas Kylie Jenner me 193 milionë ndjekës dhe këngëtaren Selena Gomez, e cila ka 190 milionë.

Pas lajmit ka qenë Lady Gaga që e uroi atë në rrjete sociale, duke e konsideruar si një mbretëreshë. “Urime mikja ime Ariana Grande për 200 milionë ndjekës. Ti je një mbretëreshë. Mbaje kurorën“, shkruan Lady.

Personi i parë që arriti 200 milionë ndjekës në të njëjtën platformë ishte futbollisti Cristiano Ronaldo./tvklan.al