Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj, Balluku është shprehur se projekti për menaxhimin e burimeve ujore është i mirëdizenjuar me detyra të qarta teksa ka shtuar se sfidë është zbatimi i tij pasi thotë se ne kemi ligje të mira, por çalon puna kur vihen në zbatim.

Belinda Balluku: Bashkëpunimi me BE është një kyç suksesi për të forcuar sektorët tonë. Duke përfshirë këtu që nga mbrojtja e lumenjve. Kemi një debat të hapur përsa i përket burimit nga ky ujësjellës që do të furnizohet. Kur vjen puna tek uji janë shërbime bazike dhe është e drejtë e çdo qytetari. Pavarësisht kësaj nevoje, jemi të kujdesshëm se cilat janë këto burime që do të disponohen për t’u përdorur për shërbimin ndaj qytetarëve. Kjo tregon një shkallë të lartë të sensitivitetit. Programi vjen në momentin e duhur kur shtetit tonë i duhet të përafrojë një sërë ligjesh. Sfidë e madhe do të jetë zbatimi i tij.

Kryeministri e përsërit se ne kemi ligje të mira, por çalojnë në zbatimin e tyre në terren. Kjo është një sfidë e madhe. Qeveria shqiptare shpreh angazhimin maksimal për të marrë nga ky projekt aq sa do të munden stafet tona. Nga ana tjetër, duhet thënë se ky projekt është i mirëdizenjuar, me detyra të qarta të ndara dhe midis përfituesit që në këtë rast është qeveria shqiptare. Planifikimi strategjik i këtij projekti, përfshin dhe një sërë instrumentash që do të na ndihmojnë në pikën e dobët që është zbatimi që është një sfidë e jashtëzakonshme.

Do ju kërkoja partnerëve që të na ndihmojnë dhe në këtë fazë të rëndësishme. Pritet të hyjnë në zbatim ligjet për burimet ujore dhe për strategjinë e mjedisit detar duke shprehur vullnetin për të përmbushur detyrimet gjatë procesit të integrimit evropian. Qeveria shqiptare ka miratuar 3 plane menaxhimi të baseneve lumore që përfaqësojnë pjesët më të rëndësishme nukleare turistike të ngritura. Në fund të ditës është produkti që ofrojmë për turistët. Ujërat tonë larës janë ato që e bëjnë Shqipërinë e veçantë. Elementët e falë nga Zoti nuk mund të lihen në dëshirën e secilit. Sot ka ardhur si nevojë dhe detyrë e qeverisë që ujërat larës, një pasuri e jashtëzakonshme e vendit tonë, duhen mbrojtur. Ne do të kemi angazhim maksimal.

/tvklan.al