Drejtuesi i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ishte i ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan. Ai foli për futbollin, pasionet, por edhe familjen e tij.

Orinda Huta: Kur u njohët me bashkëshorten tuaj?

Armand Duka: Shumë vite më parë, diku nga viti ’93.

Orinda Huta: Sa vjeç ishit?

Armand Duka: Unë kam qenë i madh, ajo ka qenë më e vogël, unë kam qenë diku 30 vjeç. Ajo ka qenë në fakultet, sapo ka mbaruar vitin e parë në mjekësi. Në ‘95 u martuam. Në ditën e dasmës, nuk ishim vetëm ne të dy, por ishte edhe Lori 5 muajshe.

Armand Duka tregon se kur mori vesh që fëmija e parë ishte vajzë u mërzit shumë sepse e donte djalë. MEgjithatë ai theksoi se ka bërë gabim pasi vajza e tij është shumë e mirë.

Orinda Huta: E doje gocë?

Armand Duka: Jo në asnjë mënyrë s’e doja gocë. Nuk kishim shkuar domethënë ta shikonim çfarë ishte. Diku në muajin e tetë të shtatzënisë, ngaqë kishte një problem, shkoi u vizitua dhe e pa. Mua nuk donte të ma thoshte, por ma tha. Qaj unë, qaj ajo se nuk donim gocë, donim çun. Mua më ishte fiksuar djalë, djalë. Edhe mu duk si fundi i botës që ishte vajzë, por kam bërë gabim të madh, se ishte vajzë dhe ishte shumë e mirë./tvklan.al