Armando Broja u rikthye në Kombëtaren Shqiptare në ndeshjen miqësore me Kilin, të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultatin 0 me 3.

Në intervistën pas ndeshjes, Broja tha për Tv Klan se është i lumtur që u rikthye në Kombëtare.

Ai tha se është ende në fazë rikuperimi pas një dëmtimi të vështirë. Broja pati edhe një rast të mirë për shënuar gol kur rezultati ishte 0 me 1.

“U kënaqa shumë që u ktheva. U kënaqa dhe i falenderoj shumë shqiptarët. Kur më ka ardhur topi me gjoks isha me shpinë te porta, u desh ta bëja gol. Kur luan më shumë munita dhe kur je në formë nxehesh më mirë dhe mund të bëj gola. Kam ardhur nga një dëmtim i madh dhe jam akoma duke u rikuperuar. Për mua është një gjë e madhe që munda të rikthehesha me kombëtaren, është objektivi më i madh për mua. E di se rastet i shohin të gjithë, por kështu mund të mësoj edhe prej tyre. Kam qenë shumë kohë jashtë, 10 muaj e gjysmë, është e vëshirrë edhe mendërisht dhe për një lojtar të ri si unë, është gjë e madhe edhe për mua”, u shpreh Armando Broja.

/tvklan.al