Një 58 – vjeçar nga fshati Kasnicë i Patosit është arrestuar për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

I ndaluarit është Fatmir Xhafaj. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një aksioni të policisë në fshatin Belishovë të Mallakastrës, në vendin e quajtur “Çalja”, në pyll, u gjetën 2 parcela të mbjella me 155 bimë narkotike kanabis, si dhe një armë zjarri automatik model 56.

Ndërsa në një operacion të policisë së Fierit, në pranga ra Ardit Lama, një 32 – vjeçar, banues në Kashar të Tiranës. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një kontrolli të ushtruar, atij iu gjetën në xhepin e pantallonave 546 fara kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./tvklan.al