Dëmtimët janë kthyer në një problem te Franca. Në prag të kampionatit europian Gjermani 2024, trajneri Didie Deshamps do të thërrasë emra të rinj në përfaqësuese.

E sigurt është që tekniku nuk do të ketë në dispozicion Lukas Hernandez. Lojtari ka këputur ligamentin e gjurit të majtë në takimin Dortmund-PSG dhe do të duhet që të qëndrojë jashtë për disa muaj që të mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme.

Kjo është një goditje e rëndë për Deshamps, i cili kishte në plan për eventin më të rëndësishëm të kontinetit që të përfshinte në listën e tij me 26 lojtarë dy vëllezërit, për të garantuar krahun e majtë të gjelat.

Për mediat franceze njeriu i duhur për ta zëvendësuar është Ferland Mendi.

Ai ka bërë mjaft mirë te Real Madridi në këtë sezon dhe ofron garanci. Por edhe Lukas Digne që luan për Aston Vilën është një tjetër kandidat. Të dy nuk janë grumbulluar që nga viti 2022.

Por Deshamps mund të bazohet te Kamavinja, që gjithmonë ka ofruar siguri kur është aktivizuar në krah të majtë. Ai mund ta bëjë më së miri zëvendësuesin e Teo Herhandezit, por vendimin e final do ta ketë tekniku Deshamps, që nëse vendos kështu, do të duhet të thërrasë një emër të ri në qendër të mesfushës.

Klan News