Një 47 – vjeçar nga Mallakastra ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi akuzohet për disa vepra penale.

Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë me dije se i ndaluari është Ilir Shehaj.

Mbi të rëndojnë akuzat për vepra penale si trafikim i veprave të artit dhe kulturës, prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, si dhe prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.

47 – vjeçari u ndalua nga Policia e Tiranës, pasi u kap me lëndë narkotike, kanabis.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe sekuestruan, dy pistoleta me mulli, një karikator i cili i përket automatikut AK-47, dy krehëra pistolete model 54 (TT), dymbëdhjetë krehëra të cilët i përkasin pushkës karabine me 42 fishekë, dyqind e gjashtë fishekë të cilët i perkasin pistoletës model 54 (TT), si dhe një sasi prej 15 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. /tvklan.al