Taulant Manaj i njohur si Taulant Beqiraj është arratisur. Gjykata e Vlorës e kishte lënë atë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por këtë të hënë gjykata e ndryshoi masën e sigurisë dhe e riktheu në burg.

Kur policët shkuan ta merrnin në shtëpi, Beqiraj ishte zhdukur. 28-vjeçari nga Vlora në Qershor të ketij viti u kap nga policia në flagrancë me armë gjatë kohës që ishte dënuar me “arrest shtëpie” për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, por Gjykata e Vlorës e la sërish në shtëpi me të njëjtën masë.

Emri i të riut u bë publik në muajin Shkurt kur dy grupe rivale u përfshinë në një shkëmbim zjarri në qytetin e Vlorës dhe midis të plagosurve mbeti dhe vetë Beqiraj.

Kohën kur u la me arrest shtëpie, ky rast u denoncua nga Ministria e Drejtësisë dhe KLD. Atë kohë gjykatësja e mbrojti vendimin e saj me pretendimin e mungesës së provave.

/abcnews.al