Gjykata e Vlorës vendosi të lirojë në masën “detyrim me paraqitje” dy efektivët e Policisë së Burgjeve Gjolekë Hodaj dhe Granit Zani, të arrestuar pas arratisjes së Mikel Kasës nga salla e gjyqit.

Gjatë seancës së zhvilluar paraditen e kësaj të premteje dy efektivët e policisë që shoqëronin të arratisur në Gjykatë, pretenduan se e patën të pamundur të ndalonin Kasën.

Pasi dëgjoi pretendimet e tyre dhe të Prokurorisë, Gjykata vendosi të caktojë masën e sigurimit detyrim paraqitjeje pranë oficerëve të policisë gjyqësore për dy efektivët Hodaj dhe Zani. Të dy ata akuzohen për shkelje të rregullave të shërbimit gjatë shoqërimit të të arrestuarit në ambientet e gjykatës. Kërkimet për Mikel Kasën po vijojnë ende në Vlorë por pa sukses.

Tv Klan