Policia e Vlorës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të marte 5 persona, të cilët akuzohen se kultivonin kanabis.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se “gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit”.

Në përfundim të operacioni janë prangosur “A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatundë, Vlorë dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni, Vlorë”.

Sipas autoriteteve këta 5 persona janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, shërbimet e Policisë  kanë  gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi rreth 5 kilogramë cannabis sativa”, përfundon njoftimin Policia./tvklan.al