Dy persona të dënuar në Itali dhe Turqi janë kapur në Vlorë më qëllim ekstradimi drejt këtyre shteteve.

Sipas policisë së Vlorës në pranga ka përfunduar Shpëtim.A., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë të Vlorës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali, pasi është i dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë  burgim për shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim narkotikësh.

Në pranga po ashtu është vënë edhe 35-vjeçari turk Tayfun.D., i cili kërkohej nga Ankaraja për mashtrim me kredi’, vepër për të cilën ishte dënuar me 1 vit burg.

Policia tha se kanë nisur procedurat për ekstradimin e dy të arrestuarve drejt Italisë dhe Turqisë. /tvklan.al