Një shtetas është arrestuar në qytetin e Kavajës, pasi ky i fundit akuzohet se ka goditur me sende të forta punonjësin e e OSSHEE, i cili kishte vajtur për t’i prerë energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, kur Gentian Daka, 41 vjeç, banues në Kavajë ka goditur me sende të forta shtetasin B. D, ky i fundit punonjës i OSHEE- së dhe kishte detyrën t’i priste energjinë elektrike, pasi Daka ishte debitor.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Kavajë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”./tvklan.al