Arrestohet adoleshenti, qëlloi me thikë 23-vjeçarin

Arrestohet adoleshenti, qëlloi me thikë 23-vjeçarin

11:21 28/12/2017

Një adoleshent është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi plagosi me thikë një 23-vjeçar me iniciale D.Sh. pas një sherri mes tyre.

I arrestuari është 17 vjeç me iniciale S.S. Mes tij dhe 23-vjeçarit pati një debat për motive të dobëta në lagjen “Uji i Ftohtë”. Policia thotë se 17-vjeçari e qëlloi tre herë me thikë të plagosurin. Ky i fundit është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë ndaj 17-vjeçarit, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”.

/tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi