Osmani: Nuk kam ndonjë konflikt me autorët

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi punonjësin e policisë në Fier edhe shokun e tij pas sherrit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qendër të qytetit.

Në pranga është vënë oficeri i Patrullës së Përgjithshme Anxhelo Bardhi dhe shoku i tij Daniel Rista që dhunuan të riun dhe goditën me makinën e tij me sende të forta.

Një ditë pas ngjarjes 23-vjeçari Xhoen Osmani që mbeti pre e dhunës tregon lëndimet që ka pësuar. Ai mohon të ketë pasur më herët ndonjë konflikt me autorët.

“Nuk kemi pasur një konflikt të mëparshëm, na prenë rrugët ku mblidheshim me gazetarët për raportimet e COVID-19. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një tjetër që kishte një sqepar në dorë dhe filluan të thyenin xhamin e përparmë dhe të shoferit dhe më pas po më qëllonin edhe mua, po mundohesha të vetëmbrohesha. Vajza që ishte me mua në makinë nuk ka lidhje me ngjarjen është e afërmja ime.”

Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe “Shkatërrimit të pronës” kryer në bashkëpunim.

Tv Klan