Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar në Itali. Mediat në vend bëjnë me dije se policia dyshonte se 29-vjeçar Floger Leshi qarkullonte me armë dhe zhvilloi një kontroll në banesën ku ai jetonte.

Policia teksa po kontrollonte shtepinë për armë, rastësisht gjeti rreth 60 gram kokianë dhe disa orë të vjedhura.

Leshi, sipas policisë, drogën e kishte fshehur në një këpucë, ndërsa pas një llambadari kishte fshehur disa orë.

29-vjeçaru u arrestua menjëherë nga policia dhe akuzohet për trafikim droge dhe një sërë vjedhjesh. Po ashtu policia ka ndaluar dhe një 30-vjeçar me të cilin Floger Leshi jetonte në banesë dhe po kërkohet për personin i cili ka firmosur kontratën e qirasë./tvklan.al