Një gjykatë në Maltë ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm të Erion Salës, i cili u përpoq të largohej nga Malta duke përdorur një kartë identiteti false.

28-vjeçari nga Tirana, doli përballë gjyqtarit Francesco Depasquale këtë mëngjes, i akuzuar për posedimin dhe përdorimin me vetëdije të një dokumenti identiteti të falsifikuar në aeroport.

Inspektori Darren Buhagiar shpjegoi se ai u arrestua dje pasi u përpoq të hipte në një fluturim për në Dublin. Pasaporta e tij aktuale shqiptare u zbulua në valixhen e tij që e mbante me vete.

Sala i kishte thënë policisë se synonte të kërkonte punë në Dublin dhe se kishte blerë një kartë identiteti rumune të rreme për 400 € nga persona të paidentifikuar në Shqipëri.

Avokati Noel Bartolo ishte ai që apeloi në emër të të akuzuarit.

Erion Sala u dënua me burg për një periudhë 1-vjeçare. Gjykata urdhëroi largimin e menjëhershëm të tij nga ishujt e Maltës për t’u kthyer në Shqipëri./tvklan.al