Një 31-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia në Treni të Italisë. Gruaja shqiptare akuzohet për vjedhje.

“Umbria 24” shkruan se 31-vjeçarja u fut në një dyqan, në qendër të qytetit dhe kishte vjedhur rroba, të cilat i fshehte në karrocën e fëmijës.

Shqiptarja është arrestuar të premten pasdite, pasi ka tentuar të dal nga dyqani dhe ka rënë alarmi i sigurisë.

Gruaja ka pranuar që kishte vjedhur rroba për vete dhe fëmijën me një vlerë totale 65 euro. /

tvklan.al