Aktorja e filmave për të rritur, e cila përfundoi në faqet e para të gazetave pak kohë më parë pasi deklaroi se ishte paguar 130 mijë dollarë për të heshtur për një marrëdhënie me Presidentin amerikan Donald Trump, është arrestuar në Ohio të Shteteve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë publik avokati i saj Michael Avenatti në një postim në Twitter, duke e konsideruar arrestin të motivuar politikisht.

Stormy u prangos teksa performonte në një klub striptizmi, me arsyen se lejonte klinetët ta preknin, gjë e cila është e ndaluar me ligj.

Por sipas avoktait të saj ligji ndalon prekjen kur bëhet fjalë për një familjar, jo klientë të zakonshëm, duke e konsideruar operacionin e policisë absurd. Ai shtoi se do të luftojë për të gjitha akuzat, te cilat i konsideroi false.

Tv Klan