Mësfushori pritet të luaj titullare në takimin e radhës në kampionat

Performanca e mirë e Kristjan Asllanit në dy takimet e fundit, ndaj Leçe dhe Atalanta ka rritur besimin tek mesfushori shqiptar. Trajneri i Interit, Simone Inzaghi shfaqet mjaft i kënaqur me cilësitë e 21-vjeçarit.

Asllani duket se ka minimizuar siç duhet mungesën e Hakan Çahanollu, duke fituar kandidaturën për një rol titullari edhe ndaj Xhenoas. Kuqeziu ka dhënë përgjigje të shkëlqyera në mesin e fushës përkrah Barela dhe Mikitarjan, repart që pritet të konfirmohet edhe të hënën në ‘Giuseppe Meazza”.

Minutat në këmbët e Asllanit në një skuadër si Inter ngrohin edhe ambientin tek kombëtarja shqiptare. Trajneri Sylvinjo do kishte në dispozicion një prej yjeve të ekipit në kampionatin Europian të kësaj vere.

Deri më tani, Asllani ka luajtur në 35 takime në të gjitha kompeticionet, mes klubit dhe kombëtares shqiptare, për një total prej 1354 minuta. Këtë sezon, 21-vjeçari shënoi një gol dhe 3 asiste, duke pasur një mesatare me notë 6.46.

Klan News