Mesfushori kuqezi realizon golin e parë me fanellën zikaltër. Inzaghi: Ka punuar fort

Ndeshja ndaj Xhenoas ishte speciale për Kristjan Asllanin që përveçse bëri një tjetër paraqitje mjaft të mirë në fushë, shënoi edhe golin e parë me fanellën zikaltër. Për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi që fitoi 2-1 në “San Siro:”, kjo është fitorja e nëntë radhazi ndërsa kryeson me 15 pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë. Mesfushori kuqezi zhbllokoi rezultatin në minutën e 30 të lojës. Ai u vlerësua me notën 7 nga sportmediaset, për paraqitjen e bërë.

Tetë minuta më pas, Sançez e çoi rezultatin në 2-0, pasi realizoi nga pika e rabdhë e 11 metërshit.
Në 45 minutat e dyta, miqtë e shtuan ritmin. Vaskez realizoi për Xhenoan në të 54, por zikaltrit u treguan të saktë në vazhdim duke mbyllur hapësirat. Trajneri Inzaghi vlerësoi paraqitjen ekipit për suksesin e arritur.

“Është e vështirë të vazhdojmë me këtë ritëm, kur kemi kaq shumë ndeshje për të luajtur. Të gjitha kanë vështirësitë e tyre, ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të përqendruar. Kemi edhe dy muaj e gjysmë përpara plot angazhime. E përgëzova Asllanin për mënyrën se si ka punuar; nga jashtë nuk mund ta dallosh gjithmonë, por edhe vitin e shkuar Kristjani ka punuar shumë. Ai përpiqet të mësojë në çdo seancë stërvitore dhe këtë javë luajti tre ndeshje të shkëlqyera, ashtu si edhe i gjithë ekipi. Të gjithë po bëjnë shumë mirë!”

Për Inzaghin, kjo ishte sfida e 300 me Interin, ndërsa ai është tekniku më i suksesshëm me 179 fitore te zikaltrit.

Klan News