Asteroidi me madhësinë e dy fushave të futbollit kalon pranë Tokës

Asteroidi me madhësinë e dy fushave të futbollit kalon pranë Tokës

10:02 14/11/2019

Një asteroid me madhësi sa dy fusha futbolli, ka kaluar pranë planetit tonë në një distancë prej 1 milionë milje ose e thënë ndryshe, 4 herë sa distanca mes Hënës dhe Tokës.

Sipas NASA, asteroidi i quajtur UN12 lëvizte me shpejtësi 105 mijë kilometra në orë. Objekte të tilla që kalojnë në këtë distancë pranë Tokës dhe që lëvizin me këtë shpejtësi, janë në monitorimin e vazhdueshëm të NASA-s.

Ky ishte asteroidi i dytë që kaloi pranë planetit tonë brenda pak orësh. Më herët, kishte kaluar një tjetër asteroid në një distancë më të largët dhe me madhësi më të vogël. Agjencia hapësinore ka thënë për “The Sun” se nuk ka asnjë asteroid që të rrezikojë Tokën në qindra vitet e ardhshme.

Megjithatë, çdo objekt hapësinor që qarkullon në një distancë 4.65 milionë milje larg Tokës, konsiderohet potencialisht i rrezikshëm dhe mbahet nën monitorim. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo