Astrit Patozi sqaron pozicionin e Rudina Hajdarit në partinë e re – TV KLAN

Astrit Patozi sqaron pozicionin e Rudina Hajdarit në partinë e re

Koordinatori i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka sqaruar pozicionin e deputetes Rudina Hajdari nëse do të jetë pjesë e kësaj partie të re.

I ftuar në “Mbrëmje në ABC” me gazetaren Mirela Milori, Patozi pohoi se ka biseduar me Rudina Hajdarin dhe i ka bërë ofertë që t’i bashkohet Bindjes Demokratike. Megjithatë, vetë deputetja demokrate ka thënë se për momentin nuk është pjesë e kësaj partie.

Mirela Milori: Zonja Hajdari u përfol sikur do ishte në këtë parti, më vonë është distancuar. Cili është pozicioni i zonjë Hajdari në lidhje me Bindjen Demokratike?

Astrit Patozi: Tani e thatë vetë dhe unë nuk kam çfarë shtoj. Thatë u përfol që do të thotë folën të tjerët, jo të zotët e punës. Njerëzit deshën që ta bëjnë ashtu. E thanë, ne nuk u ndiemë. Unë e kam thënë që kam respekt dhe vlerësim të lartë për zonjën Hajdari jo vetëm që është vajza e mitit të PD-së dhe mikut tim personal, por kam përshëndetur gjestet e saj që më duken të drejta. Jemi takuar bashkë, kemi diskutuar dhe për këtë projekt të ri politik. Ajo është e mirëpritur çdo ditë që nga sot deri kur ta mendojë tek ky projekt sepse nuk është projekti im, por i shumë njerëzve. Është në të drejtën e saj sepse njeriut i duhet lënë koha për të gjetur dhe ai momentin e vet.

Mirela Milori: Pra keni bërë një ofertë të hapur?

Astrit Patozi: Unë kam bërë ofertë të hapur dhe kam dëgjuar idetë e saj. Ne të dy kemi qenë dakord që Shqipëria ka nevojë për një gjë të re politike, për një shkundje të sistemit, për ndryshimin e sistemit. Ne jemi në një periudhë të errët të demokracisë. Ne donim që në këtë çmenduri politike të ishim një shkëndijë që të thonim që ka edhe një arsye në këtë mes. /tvklan.al

Kategori
PolitikaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*