Një 44-vjeçar shqiptar nga Mirdita është qëlluar me armë zjarri para një kafeneje shqiptare mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në një qytet në veri të Brukselit.

44-vjeçari ishte ulur në një tavolinë së bashku me një tjetër kur nje kalimtar i maskuar i afrohet dhe qëllon me pistoletë dy herë në kokë.

Sipas policisë belge, viktima është në rrezik për jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive gjakmarrjeje.

Tv Klan