Atletico Madrid ëndërron La Liga-n dhe Giezmann




Atletico Madrid ëndërron La Liga-n dhe Giezmann

10:55 19/05/2021

Atletico Madrid është vetëm një hap larg fitimit të titullit kampion në Spanjë. Ka qenë një sezon plot emocione dhe vuajtje ky për bardhekuqtë, të cilët kryesojnë kampionatin me 2 pikë më shumë se sa rivalët e kryeqytetit, Real Madrid.

Por drejtuesit e klubit po mendojnë për të ardhmen përveç realizimit të ëndrrës dhe fitimit të titullit të 11 në historinë e klubit.

Dëshira është e madhe për të rikthyer në ekip sulmuesin Antoin Giezmann. Francezi u transferua te Barcelona në vitin 2019, por me sezonin e përfunduar drejtuesit katalanas nuk janë të kënaqur me paraqitjen e tij.

Te Barça po mendojë për emra të tjerë për sulmin dhe kjo Atletico Madrid i pëlqen.

Presidenti i bardhekuqve Enrique Cerezo nuk e përjashton mundësinë që në sezonin e ardhshëm ylli francez të mbajë veshur fanellën bardhekuqe.

Ai e quan Giezmann një futbollist fantastik të cilin çdo klub do të donte ta kishte.

Tifozët sulmuesin e kanë në zemër. Ai ka bërë paraqitje të mrekullueshme  dhe ka qenë pjesë e shumë sukseseve të klubit.

Për më tepër që ardhja e tij do të krijonte një tridhëmbësh të frikshëm të Atletico, i përbërë nga Luis Suarez, Giezmann dhe Zhoao Feliks.

Për talentin portugez ai e bën të qartë se e ardhmja është me Atletico dhe se ai e konsideron si pjesë të rëndësishme të ekipit.

Klan News





Të ngjashme