Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Lumas në aksin rrugor Gostimë – Mollas.

Rreth orës 01:45 një automjet tip Audi doli nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shoferi 33-vjeçar R.H.

Ndërsa ka mbetur i plagosur edhe pasagjeri E.Q. 29 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /tvklan.al