Osaka e Djokovic në finale

Nuk ka surpriza në raundin gjysmëfinal të Australian Open. Vetëm 1 orë e 55 minuta i mjaftuan Novak Djokovic për të siguruar biletën për në finalen e turneut, pasi mposhti pastër 3-0, rusin, Karatsev.

Serbi ishte thjeshtë fantastik në fushë, duke dominuar totalisht kundërshtarin. Seti i parë foli për të, për ta fituar 6-3. Në të dytën, Karatsev e rriti nivelin e lojës, por vetëm kaq, pasi Djokovic fitoi edhe setin e dytë 6-4. Epërsi e madhe dhe në setin e tretë, 6-2 në favor të serbit. Rivali i tij në finale do të dal nga përballja Medvedev-Tsitsipas.

Në kategorinë femra është përcaktuar edhe çifti finalist. Mes lotësh, 23 herë fituesja e turneve Grand Slam, Serena Williams i ka dhënë lamtumirën Australin Open. Amerikanja u mposht në gjysmëfinale nga premtuesja e tenisit botëror në vitet e ardhshme, Naomi Osaka.

Japonezja dominoi totalisht ndaj Panterës së Zezë, duke fituar të gjithë takimin me shifrat 2-0. Në finalen e turneut, Osaka do të gjej përballë amerikanen tjetër, Jessica Brady, e cila nga ana e saj mposhti me vështirësi çeken Karolina Muchova.

Klan News