Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një autobus në autostradën Tiranë – Durrës rreth orës 05:20.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit, ku autobusi që drejtohej nga 48-vjeçari me iniciale G.B nga Tetova, përplasi të moshuarin D.B 72 vjeç nga Durrësi.

Ky i fundit ndërroi jetë menjëherë. Ndërkohë, drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariat për të t’u marrë në pyetje në lidhje me shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al