Avokatët e Lefter Kokës të ashpër pas shtyrjes së seancës për zëvendësim të masës së sigurimit

Dështon sërish seanca për kërkesën e bërë nga ish-ministri I mjedisit Lefter Koka për ndryshim të masës së sigurimit për cështjen e inceneratorit të Elbasanit. Gjykata  e shtyu seancës sepse do të caktohejn ekspertet për të parë ggjendjen shëndetësotr t ëish minisnitit. Pas daljes nga gjykata avoakti I lefter kokes, Julian mertiti ishte shumë I ashpër në qëndrim me vendimarrejn e gjykatës. 

 “Do shkojmë në gjyq të hapur, ku ju jeni të ftuar prej nesh të vini e të shihni e dëgjoni vetë se çka ndodhur? Kush bëri çfarë?! Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me ëhatsapp.  Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë.  Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë”, ka thënë avokati Julian Martiri. 

Avokat  theksoi faktin që ish-ministri Koka është në gjendje të renduar shëndetësore dhe se për këtë arsye duhet që të lërë menjëherë qelin. 

“Asnjë ligj brenda shoqërisë demokratike nuk paraburgos njerëz të sëmurë dhe që nuk pengojnë drejtësinë. Në një vend ku gjykata nuk indoktrinohet nga politika gjyqtari nuk mund të bëj rolin e mjekut. Lefter Koka nuk e pengoi për asnjë çast  drejtësinë, tashmë në gjendje të rëndë shëndetësorë nuk ka asnjë shans as ta pengojë e as ti ikë asaj. Lefter koka mbahet në paraburgim padrejtësisht dhe në diskriminim të plotë për vepra te cilat kane ndodhur para 8 vitesh dhe te gjitha dosjet administrohen sot nga prokuroria”, ka thënë Mertiri.

Klan News