Një 56-vjeçar është akuzuar nga Gjykata se i ka bërë vajzës së tij adoleshente testin e virgjërisë. Ngjarja ka ndodhur në Britani të Madhe, ku babai Ali Safaraei nga Irani shpërtheu në lot në sallën e gjyqit, duke thënë se donte të kontrollonte nëse vajza e tij ishte përdhunuar, për shkak se ka një të dashur sekret. Ky rast, tha ai, ka shkatërruar familjen e tij.

56-vjeçari u shpreh se ishte përpjekur të mbante vajzën e tij 18-vjeçare Sophia Safaraei

“larg nga rreziqet, shokët e këqinj dhe rrjetet sociale”, por “fatkeqësisht dështoi”.

Shtypi britanik thotë se ai dhe bashkëshortja Mitra Eidiani, pasi zbuluan marrëdhënien e vajzës së tyre me të dashurin e saj 18-vjeçar, kërcënuan me vrasje adoleshentin dhe u përpoqën të kontrollin Sophian.

56-vjeçari tregoi para trupës gjykuese se nuk e detyroi vajzën që të shkonte të bënte testin e virgjërisë.

“Unë thashë vetëm kontroll. Nuk e përmenda virgjërinë. Oficeri e përmendi këtë fjalë, nuk e thashë unë, unë përmenda vetëm kontroll”,

u shpreh Ali Safaraei.

Ai dhe gruaja e tij caktuan takim me një mjeke, por vajza e tyre refuzoi që të ekzaminohej. Kur shkuan në shtëpi, vajza tha se mamaja nisi ta ofendonte, ndërsa i ati ta kërcënonte me thikë. Por, 56-vjeçari i hodhi poshtë të gjitha këto pretendime. Gjyqi për këtë çështje vazhdon.

/tvklan.al