Në emisionin “Historia Ime” nga Mirela Milori në “Tv Klan” erdhi historia e zotërie nga Elbasani, një baba për vajzën dhe njëkohësisht gjysh i tre nipërve. Në fillim të martesës së vajzës gjithçka shkonte mirë, deri në ardhjen e djalit të dytë. Por komunikimi mes tyre nisi të ndryshonte dhe më pas vajza ngeli shtatzënë me djalin e tretë, ndërkohë kishte hyrë në gjendje depresioni. Pas një qetësimi të përkohshëm të gjendjes së tyre, gjërat nisën të përkeqësoheshin sërish, derisa ish-dhëndri e telefonoi babain e vajzës për t’i thënë që do të ndahej nga vajza e tij.

Prindërit e vajzës gjatë kësaj ngjarjeje ndodheshin në Itali, prandaj për këtë arsye vajza e tyre u detyrua që edhe pse të ndarë, të jetonte me ish-burrin. Një ditë, ish-dhëndri mori ish-gruan dhe fëmijët për t’i dërguar në Elbasan dhe i braktisi në mes të rrugës me të gjithë sendet e tyre.

Mirela Milori: Kur u ndanë, vajza ku shkoi me fëmijët apo qëndroi aty?

Zotëria X: Ndenji disa kohë aty, të ndarë dhe një ditë më vjen një foto në një kamionçinë. I kishte marrë dhëndri dhe për gjithë natën i kishte sjellë nga Vlora në Elbasan.

Mirela Milori: Ish-dhëndri kishte marrë të gjitha rrobat e vajzës, vajzën dhe fëmijët dhe i kishte sjellë në Elbasan në shtëpinë tuaj?

Zotëria X: Jo te shtëpia. I kishte lënë në mes të rrugës./tvklan.al