Ministri reagon pas operacionit të policisë që sekuestroi 3.2 kg kanabis e mbërritur me postë nga SHBA

Operacioni i policisë së Tiranës dhe prokurorisë u përgëzua nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri shkruan se do bëhet gjithçka për të përmbushur pritshmërinë e prindërve dhe gjyshërve që tempulli i dijes, shkolla, të mbetet e sigurtë dhe mos të lejohet depërtimi i fenomeneve negative që cënojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Teksa ndan edhe shifra për operacionin tempulli Balla njofton se prej muajit Shtator janë arrestuar dhe proceduar 1100 persona, si dhe janë sekuestruar rreth 1600 kg kanabis, mbi 18 kg kokainë dhe 12 kg heroinë.

Klan News