Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 40-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

“Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin,  të Forcës Speciale FNSh dhe ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Peqin. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, njoftoi policia.

Më datë 24 Nëntor të vitit të kaluar ai ka qëlluar me armë zjarri nga një personi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhami” pas një konflikti për motive të dobëta./tvklan.al