Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet në Aeroportin Kombëtar të Rinasit ku po punohet për zgjerimin e terminalit, rehabilitimin e pistës dhe shtimin e numrit të vendqëndrimeve të avionëve.

Balluku tha se investimet në këtë aeroport kanë si qëllim zgjerimin e kapaciteteve për të përballuar fluksin në rritje të pasagjerëve, i cili sipas saj vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti është rritur me 65 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ajo theksoi gjithashtu se punimet që po kryhen nuk do të prekin apo të krijojnë probleme në përpunimin e avionëve dhe pasagjerëve.

Tv Klan