Pas Vlorës, zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bashkë me specialistë të Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial, ishte në Velipojë për të inspektuar njësitë hoteliere për sigurinë që ofrojnë në përdorimin e pasijeve të gazit dhe certifikimin e sistemit elektrik.

Deri më tani në veri të Shqipërisë janë inspektuar me shumë se 30% e subjekteve, ndërsa kjo fushatë do të shtrihet në gjithë territorin.

Këshillimi i subjekteve dhe hartimi i një dosje me kushtet teknike të pajisjeve që përdorin në njësitë e tyre të shërbimit, është në fokus të kësaj nisme, teksa Balluku u shpreh se nuk do të ketë gjoba për ato biznese që ende janë të paqartë të kushteve që duhet të plotësojnë.

Ky aksion, i cili ka nisur për të ofruar siguri në shërbim, veçanërisht kur në sezonin turistik kapacitete janë tejmbushara, pritet të përfundojë para nisjes së sezonit turistik.

Tv Klan