Financimi i BE-së, ndjekin trajnimet për kodim dhe robotikë mbi 80 fëmijë

Teknologjia dhe inovacioni po përdoren gjerësisht edhe në sektorin e turizmit. Bashkia e Matit ka ngritur aplikacione informuese për banorët dhe turistët që duan të njohin dhe vizitojnë zonën kjo edhe falë qëndrës se inovacionit. Kjo qendër u vizitua edhe nga zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Bashkia e Matiti ka bërë edhe një inovacion tjetër. Në bazë të një projekti të mirëstudiuar dhe duke u kthyer kështu në një nga ata bashkitë ku po pilotohet, ata kanë ngritur një sistem të dixhitalizuar nga ku mund të aksesohen shërbimet që ofron bashkia, por edhe shumë informacione që mund të jenë të vlefshme për qytetarët që jetojnë këtu, por edhe për vizitorët.”

Kryar i bashkisë së Matit jep detajet e këtyre aplikacioneve.

“Ne kemi bërë një aplikacion të tillë ku çdo banor i Matit apo çdo turist me vetëm një skanim të këtij aplikacioni merr informacion afër 100% për të gjithë territorin e bashkisë së Matit ku të ndara jep një informacon të detajuar, ku çdo turist mund të marrë shërbime të duhura si nga pjesa historike, kulturore, të natyrës apo akomodimi dhe aktivitetet që bën bashkia e Matit gjatë kësaj periudhe.”

Qendra e inovacionit në bashkinë e Matit ka hapur dyert që prej muajit Janar për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë.

Mbi 80 fëmijë të grupmoshave të ndryshme ndjekim trajnimet për 3 module kryesore, 3D Design,  ⁠Kodim dhe ⁠Robotikë.

Qendra e inovacionit në Mat është një financim i Bashkimit Europian nëpërmjet granteve për bashkinë.

Klan News