Banka Societe Generale drejt bankës hungareze

Banka hungareze OTP, mësohet se do të jetë pronarja e re e Societe Generale Albania. Francezët në ikje, mësohet se kanë blerë edhe paketën e aksioneve prej 11.11% që kishin në zotërim aksionerët shqiptarë, duke u bërë kështu pronarë të 100% të kapitalit të bankës.

Banka ka hyrë në një marrëveshje me grupin OTP për shitjen e degëve të saj në Shqipëri kundrejt një vlere prej 32.5 milionë Eurosh që në muajin Gusht, ndërsa grupi hungarez synon zgjerimin edhe në vende të tjera të Ballkanit, në Bullgari, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi. Ky grup ka tentuar edhe gjatë viteve të shkuara që të hyjë në tregun bankar të Shqipërisë.

Tashmë pritet që të finalizohet marrëveshja e të merret autorizimi për këtë transaksion nga Banka e Shqipërisë. Kjo është banka e katërt me kapital të Bashkimit Europian që po largohet nga tregu shqiptar.

Societe Generale ka 6% të depozitave të shqiptarëve, 9% të stokut të kredive në vend dhe 426 punonjës. Banka franceze hyri në tregun tonë në 2007-n, përmes blerjes të shumicës së aksioneve të Bankës Popullore.

Tv Klan

Kategori
EkonomiTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*


Emisione