Një ditë pas përplasjes me armë zjarri mes forcave RENEA dhe Kostandin Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës kanë mbërritur gazetarët grekë. Në fshat nuk ka forca policore, kurse trupi i të vrarit është akoma në morgun e policisë.

Shumë banorë të këtij fshati nuk duan të flasin për atë që ndodhi, por ka dhe prej tyre që thonë se 35-vjeçari duhej të kapej por jo të vritej, sepse nuk është kafshë.

Banorja 1

“Fshatar ishte”.

Pyetje:

 

“Fshatarëve si iu ishte

dukur

si djalë”?

Banorja 1:

 

“Shumë i mirë ishte”.

Banorja 2:

 

“Nuk duhej të vritej, ishte njeri dhe jo kafshë”.

Banori 3

“Sdimë gjë ne tjerët. Nuk mund t’ju them asnjë llaf. Do ju lutem shumë largohuni!

Kaçifa ishte prind i një vajze, i divorcuar dhe prej kohësh jetonte në Athinë. Në shtëpinë e tij në Bularat jeton vetëm nëna e tij.

Incidenti nisi paraditen e së dielës pak minuta para se të niste ceremonia e festës greke dhe ndjekja e policisë vazhdoi deri në orën 15:30, kur policia njoftoi për vrasjen e ekstremistit, i cili ka qëlluar disa herë me armë ndaj uniformave blu.

/abcnews.al